top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ZALLË; FUSHË KRUJË | YLLI ZALLA U SHFAQ PËRPARA BANESËS SË TIJ; DENONCOI SE BANDAT KRIMINALE DHE POLICIA E SHTETIT DUAN TA VRASIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 48 minutes ago
  • 2 min read
 Ylli Zalla

Fshati Zallë, Fushë Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Ylli Zalla, subjekt i shpallur në kërkim policor, subjekt që u përket qarqeve të islamit radikal (vehabist), u shfaq përpara banesës së tij, ku iu vendos lëndë plasëse; si pasojë iu dogj automjeti.

 

Ai denoncoi se bandat kriminale dhe Policia e Shtetit duan ta vrasin.

 

Deklaratë | “Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit.


Hyjnë makina, dalin makina.


Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat.


Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim.


Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë.


Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë.


Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit.


Unë dyshoj te Policia dhe bandat.


Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil.


Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”.


Kështu tha z. Zalla.


Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake në lidhje me rolin e tij në ngjarjen kriminale të ndodhur në fshatin Rinas, Tiranë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri:

1- Ish-agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa (Muçi) Shaljani (Sheqeri).

2- Z. Gilmando Dani, subjekt që u përkiste rangjeve të larta të Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page