FUSHË KRUJË | EDUART AFMATAJ U ARRESTUA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË VRASJEN E ARTUR ÇANGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 1 min read

Fushë Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Eduart Afmataj, me moshë 33 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në vrasjen e (ndodhur mbrëmjen e 10 prillit, në fshatin Verjon) të:
1- Z. Artur Çangu.
Njoftim | Krujë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.
Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.
Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments