FSHATI ZALLË; FUSHË KRUJË | I SHPALLURI NË KËRKIM POLICOR YLLI ZALLA MORI MESAZH; TE PORTA E JASHTME E BANESËS IU VENDOS TRITOL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 minutes ago
- 2 min read

Fshati Zallë, Fushë Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se në portën e jashtme të banesës së:
1- Z. Ylli Zalla, me moshë 49 vjeç, subjekt i shpallur në kërkim policor, subjekt që u përket qarqeve të islamit radikal (vehabist), u konstatua shpërthim me lëndë plasëse.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake në lidhje me rolin e tij në ngjarjen kriminale të ndodhur në fshatin Rinas, Tiranë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri:
1- Ish-agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa (Muçi) Shaljani (Sheqeri).
2- Z. Gilmando Dani, subjekt që u përkiste rangjeve të larta të Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner.
Njoftim | Krujë.
Informacion paraprak.
Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments