PIKA E KALIMIT KUFITAR AJROR “RINAS”; TIRANË | EDISON VUKAJ U ARRESTUA.

Pika e kalimit kufitar ajror “Rinas”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Edison Vukaj, me moshë 27 vjeç.
Njoftim | Rinas.
-Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
-Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin në kërkim E. V., 27 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 03.06.2025, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments