top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAÇ | VANES RUÇI DHE AGRON GJETDOÇAJ U ARRESTUAN; TREGTARË DROGE ME PAKICË PRANË SHKOLLAVE PUBLIKE LAIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
2 min read

Laç, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Quick Strike 2”, strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Vanes Ruçi, me moshë 23 vjeç.

2- Z. Agron Gjetdoçaj, me moshë 36-vjeç.


Njoftim | Lezhë.


Finalizohet operacioni i koduar “Quick Strike 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.


Kapen në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, afër një shkolle në Laç, vihen në pranga 2 shtetas.


Sekuestrohen 126 doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, municion luftarak dhe 2 celularë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, në zbatim të planit operacional “Shkolla të Pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Quick Strike 2”.


Gjatë këtij operacioni, u kapën afër një shkolle në Laç dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: V. R., 23 vjeç, dhe A. Gj., 36 vjeç, të dy banues në Laç, Kurbin.


Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në total 113 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, 13 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak dhe 2 celularë.


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së dozave të lëndëve narkotike në qytetin e Laçit, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page