top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ZALLË; KRUJË | FATMIR ALLA U ARRESTUA; YLLI ZALLA I SHPËTOI ARRESTIMIT DUKE U FSHEHUR NË PYLL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 23
  • 2 min read
ylli zalla
Z. Ylli Zalla

Fshati Zallë, Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore në bashkëpunim me ato të posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fatmir Alla, me moshë 55 vjeç.


Arrestimi i tij u krye gjatë një operacioni të zbatuar nga Reparti i Eleminimit dhe i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA), i cili kishte objektiv arrestimin e:

1- Z. Ylli Zalla, me moshë 49 vjeç, i cili arriti t'i shpëtonte arrestimit; ai konsiderohet se ka gisht në vrasjen me armë zjarri në fshatin Rinas të:

a- Z. Gilmando Dani.

b- Z. Mustafa (Muçi) Sheqeri (Shaljani), ky i fundit ish-agjent i infiltruar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.


Njoftim | Krujë.


Operacion në fshatin Zallë, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar.


Operacioni, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e 49-vjeçarit.


Në operacion DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”.


I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.


Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Y. Z., në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.


Në banesën e të shumëkërkuarit Y. Z., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash.


Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Lezhë, shtetasi E. Z, 35 vjeç, i cili do ndiqet në gjendje të lirë nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më datë 10.06.2026, ku në një ambient të hapur tokë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.


Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit Y. Z.


Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page