FSHATI ZALL; FUSHË KRUJË | YLLI ZALLA U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; 24 KALLËPË TRITOL + 11 GRANATA + 3 ARMË ZJARRI + 9000 FISHEKË + 6 KG HASHASH + ETJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 23 hours ago
- 2 min read

Fshati Zall, Fushë Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ylli Zalla, me moshë 49 vjeç.

Ai konsiderohet i përfshirë në sulmin e armatosur në fshatin Rinas (aeroport) ku mbetën të vdekur:
1- Agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Mustafa Shaljani (Sheqeri).
2- Z. Gilmando Dani.

Njoftim | Krujë.
Zhvillohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Tracking”.
Gjenden në fshatin Zall, Fushë Krujë, dhe sekuestrohen arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;
-27 djegore;
-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;
-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments