FSHATI VARIBOP: U ARRESTUA FATOS LULAJ | KISHTE PËRSHTATUR LOKALIN PËR KUMAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 29, 2024
- 2 min read
Fshati Varibop, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan z. Fani Lulaj, me moshë 43 vjeç.
Bashkë me të u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një qytetare.
Ata akuzohen se kishin përshtatur lokalet për lojërat fati.
Në kërkim policor u shpallën edhe dy veta të tjerë.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Varibop, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. L., 43 vjeç, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Drizë, është shpallur në kërkim shtetasi D. R., 36 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen B. R., 35 vjeçe, të dy banues në fshatin Zhupan.
Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.
Zbulohen 2 lokale të tjera të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.
Sekuestrohen 15 pajisje të ndryshme elektronike që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Për 2 rastet e goditura, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në fshatrat Varibop dhe Drizë, Fier, organizoheshin lojëra fati të ndryshme.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Varibop, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. L., 43 vjeç, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Drizë, është shpallur në kërkim shtetasi D. R., 36 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen B. R., 35 vjeçe, të dy banues në fshatin Zhupan.
Gjatë kontrolleve në këto 2 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 tableta, 2 kompjuterë, 2 laptopë, 1 monitor, 1 DVR, 1 celular, 2 kasa që shërbejnë për printimin e biletave dhe 9 bileta sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















