FSHATI SHALËS; KONISPOL | KLEMENTIN ISLAMAJ U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Fshati Shalës, Konispol, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klementin Islamaj, me moshë 43 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në vrasjen e të atit Hysen Islamaj, në muajin gusht të vitit 2024, pasi i ati kishte vrarë me sëpatë bashkëshorten, znj. Shano Islamaj.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments