FSHATI DISHAT; KONISPOL | HADRIATIK LAME U ARRESTUA; ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Fshati Dishat, Konispol, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Hadriatik Lame, me moshë 50 vjeç.
Njoftim | Konispol, Sarandë/Finalizohet me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.
Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.
Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
* H. L., 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments