FSHATI VRINË; KONISPOL | AUTOMJETIT TIP “NISSAN” ME TARGË AA725LG TË MIRASH GJIKOLËS IU VENDOS LËNDË PLASËSE; POLICIA E SHTETIT NË KRYE TË DETYRËS PËR ÇAKTIVIZIMIN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Vrinë, Konispol, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Mirash Gjikola, me moshë 57 vjeç, subjekt me precedentë penalë, konstatoi se në automjet i ishte vendosur lëndë plasëse (ndërsa ishte duke qarkulluar në aksin rrugor “Shëndëlli-Vrinë”; në vendin e njohur si “Kthesa e Vrinës”).
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se:
1- Në automjetin tip “Nissan”, me targa AA 725 LG, është konstatuar një sasi lëndë plasëse.
Ekspertët e Policisë së Shtetit gjenden në vendin e ngjarjes.
Si subjekt i dyshuar u shpall në kërkim policor:
1- Z. Dedë Gjini.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments