FSHATI SAUK; TIRANË | U ARRESTUAN VLADIMIR GJUTA DHE MIRVETE REXHMATI (GJUTA); U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR ERISJALDO GJUTA; SAJMIR GJUTA; ELVIR GJUTA; PLAGOSJA E NATALIA MURATIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Fshati Sauk, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vladimir Gjuta, me moshë 46 vjeç.
2- Znj. Mirvete Rexhmati (Gjuta).
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Erisjaldo Gjuta, me moshë 22-vjeç, i biri i z. Sajmir Gjuta dhe i znj. Mirvete Rexhmati (Gjuta), i dyshuar se ka lidhje sentimentale me znjsh. Natalia Murati
2- Z. Sajmir Gjuta, me moshë 49 vjeç.
3- Z. Elvir Gjuta, me moshë 24 vjeç (kushuri me z. Erisjaldo Gjuta).
Ata dhe ajo konsiderohen të lidhur me plagosjen me armë zjarri të:
1- Znjsh. Natalia Murtati.
Njoftim | Tiranë.
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments