top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI DOMJE; TIRANË | ALTIN SHEHU U ARRESTUA; GJYKATA E KENTIT TË VERIUT NË MBRETËRINË E BASHKUAR I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR “VRASJE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Fshati Domje, Tiranë, Shqipëri | Strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Altin Shehu, me moshë 34 vjeç.

 

Njoftim | Policia e Shtetit.


Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”.


Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”.


Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar.


Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në njoftimin e Policisës së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page