top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURBIN | ELSON PICAKU DHE ZEF KOLNDREU U ARRESTUAN; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BLINDI”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
4 days ago
2 min read

Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elson Picaku, me moshë 35 vjeç.

2- Z. Zef Kolndreu, me moshë 31 vjeç (të dy banues në Laç).


Njoftim | Kurbin.


Finalizohet operacioni i koduar “Blindi”.


Arrestohet 35-vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte me automjet të blinduar.

Në pranga edhe pasagjeri, pasi posedonte lëndë të dyshuar narkotike.


Sekuestrohen një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, një jelek antiplumb, një armë e ftohtë (shpatë), automjeti i blinduar dhe 3 celularë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Mbështetjes Operacionale për Hetimin, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Blindi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 35 vjeç, dhe Z. K., 31 vjeç, të dy banues në Laç.


Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë në qytetin e Laçit, duke lëvizur me një automjet luksoz të blinduar, tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi E. P.


Nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. P. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtetasit Z. K., pasagjer në automjet, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një jelek antiplumb dhe një armë e ftohtë (shpatë).


Automjeti i blinduar, që dyshohet se është përfituar nga të ardhura me burime të dyshimta, lënda narkotike, sendet e kundërligjshme dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive të kundërligjshme të këtyre shtetasve.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI ADRIATIK; KURBIN | NAPOLON NIKOLLI U ARRESTUA.

Fshati Adriatik, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Napolon Nikolli, me moshë 34 vjeç.

 
 
 
KURBIN | GENTJAN KOPRELLI U ARRESTUA.

Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Gentjan Koprelli, me moshë 48 vjeç. Njoftim | … -Në

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page