FSHATI ADRIATIK; KURBIN | NAPOLON NIKOLLI U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read
Fshati Adriatik, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Napolon Nikolli, me moshë 34 vjeç.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së informacionit se në fshatin Adriatik, 3 shtetas ishin kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u finalizua operacioni i koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:
N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se, më datë 22.08.2026, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç (babai dhe dy djemtë e tij), si dhe ka goditur me grushte shtetasin 50-vjeçar.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka kryer kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments