FSHATI RRILË; LEZHË | U ARRESTUA PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT BESART KOVAÇI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Fshati Rrilë, Lezhë, Shqipëri | Mbështetur mbi një akt procedurial penal të Prokurorisë vendore u arrestua:
1- Punonjësi i Policisë së Shtetit Besart Kovaçi (ai konsiderohet i përfshirë në të shtëna me armë zjarri dhe në lejimin e z. Merando Nikulaj të largohej nga vendi i ngjarjes kriminale).
Ai gjendej brenda berberhanes (01.02.2026), ndaj së cilës, u shti me armë zjarri, ku mbeti i plagosur:
1- Z. Sokol Daci, me moshë 30 vjeç.
Nga të dhënat penale paraprake dyshohet se objekt i sulmit të armatosur ishte:
1- Z. Merando Nikulaj, me moshë 21 vjeç, lidhje fisnore e z. Ardian Nikulaj (tashmë i vdekur; i vrarë me armë zjarri).

Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Fshati Rrilë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Gerardo Ndoka.
2- Z. Eliseo Ndoka.
3- Z. Kevin Ndoka.
Ata konsiderohen doras në të shtënat me armë zjarri ku mbetën të plagosur:
1- Z. Sokol Daci.
2- Z. Merando Nikulaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments