top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RRILË; LEZHË | U ARRESTUAN ARBEN GJERGJI; ARNOLD GJERGJI (AT E BIR); GJON DODA; SHTËPI HASHASHI (960 RRËNJË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 3 min read

Fshati Rrilë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arben Gjergji, me moshë 57 vjeç.

2- Z. Arnold Gjergji, me moshë 22 vjeç (at e bir).

3- Z. Gjon Doda, me moshë 59 vjeç, punonjës i OShEE-së.


Njoftim | Lezhë.


Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara.


Finalizohet operacioni i koduar “Second floor”.


Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.


Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë, 3 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 automjet dhe 4 celularë.


Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh.


Kapen në flagrancë në këto ambiente dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).


Vihet në pranga dhe 1 punonjës i OSHEE-së, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.


Vihen në hetim 4 punonjës të tjerë të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.


Shërbimet e Komisariatit te Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionit e siguruara për një rast të kultvimit të bimëve narkotike, në një objekt në fshatin Rrilë, kanë organizuar operacionin e koduar “Second floor”.


Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë kontstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin pështatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.


Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në këtë ambient dhe kanë arrestuar shtetasit:

-A. Gj., 57 vjeç dhe A. GJ., 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.


Në vijim të veprimeve për rastin:


-u arrestua shtetasi Gj. D., 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe si bashkëpunëtor për kultivimin e bimëve narkotike;


-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 punonjës të OSHEE-së, shtetasit M. P., A. Gj., E. R dhe O. T., të dyshuar për shpërdorim detyre.


Nga kontrolli i kryer në katin e dytë të objektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material:


-8.8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 960 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të mbjellë në kubikë, 850 fara të dyshuara narkotike kanabis, 106 llamba me transistor që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike;


-1 armë zjarri automatik me dy krehra me fishekë, 1 pistoletë sportive me fishekë, 1 automjet dhe 4 celularë.


Nga kontrolli i kryer në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 gramë lendë e dyshuar narkotike Kokainë, 1 pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pushkë dhe 1 armë sportive.


Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të saj dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


Materialet proceduralë do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page