FSHATI RRILË; LEZHË | SOKOL DACI U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE; SHPËTOI PAQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 2
- 2 min read
Updated: Feb 2

Fshati Rrilë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Si pasojë e të shtëave me armë zjarri ndaj një breberhaneje mbeti i plagosur:
a- Z. Sokol Daci, me moshë 30 vjeç.


Njoftim | Lezhë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Autoritetet vendore të hetimit penal kanë dyshime se:
1- Si objekt i sulmit të armatosur mund të ketë qenë:
a- Z. Merando Nikulaj, me moshë 21 vjeç (nipi i z. Ardian Nikulajt, i cili, u vra në me armë zjarri në muajin prill të vitit 2023 në pronën e tij; nga një grup vrasësish me pagesë, me shtetësi shqiptare dhe të huaj).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments