top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARI I BASHKISË SË KOLONJËS ERION ISAI EDHE DISA MUAJ TË TJERË NËN HETIM PENAL PARAPRAK NGA PROKURORIA E POSAÇME (SPAK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Z. Erion Isai përpara se të kryente ndërhyrje plastike në pamjen e jashtme.
Z. Erion Isai përpara se të kryente ndërhyrje plastike në pamjen e jashtme.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zgjati me disa muaj hetimet penale paraprake ndaj:

1- Z. Erion Isai, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Kolonjës.

2- Për disa subjekte të tjerë ushtrues funksionesh zyrtare në Bashkinë e drejtuar prej tij.

 

Hetimet kryen për shkelje penale të parashikuara si:

1- Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike”.

2- Shpërdorim detyre”.

3- Falsifikim dokumentash”.


Objekt hetimi është tenderi i aksit rrugor “Korçë-Ersekë”, një segment i të cilit, u shemb bash sapo u ndërtua.


Objekt hetimi është subjekti tregtar “A&E Engineering”, në zotërimin e:

1- Znj. Entela Çano.


Objekt hetimi është edhe:

1- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh).

2- Subjekti tregtar “A.N.K”.


Hetimet penale paraprake filluan mbështetur mbi një kallëzim penal të kryer nga:

1- Z. Esmerald Xhafa, avokat.

Z. Erion Isai pasi kreu ndërhyrje plastike në pamjen e jashtme.
Z. Erion Isai pasi kreu ndërhyrje plastike në pamjen e jashtme.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page