FSHATI PORAV; FUSHË-ARRËZ | ALEKS UKA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Fshati Porav; Fushë-Arrëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Aleks Uka, u përfshi në aksident automobilistik në aksin rrugor “Fushë Arrëz-Bajram Curri”, fshati Porav.
Si pasojë, vdiq.
Njoftim | Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav, ku një drejtues motori ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet fuoristradë.
Sipas informacioneve paraprake, fuoristrada ka goditur motorin që drejtohej nga shtetasi A. U., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
I plagosuri është transportuar fillimisht drejt spitalit të Bajram Currit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është bërë i mundur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments