top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI TRAZHË; MIRDITË | U ARRESTUA ERVIN LESHAJ: 225 FIDANË HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2
  • 2 min read
ree

Fshati Trazhë, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrrestuan:

1- Z. Ervin Lleshaj, me moshë 35 vjeç.


Ai u kap në flagrancë duke kultivuar hashash në një parcelë ku u gjetën dhe u asgjësuan 225 fidanë hashashi.


Njoftim | Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata” Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: E. Ll..


Gjenden në një parcelë në fshatin Trazhë dhe asgjësohen 225 fidanë narkotikë cannabis sativa.

 

Kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.


Gjatë kontrolleve, në fshatin Trazhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë gjetën një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.


Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kap në flagrancë shtetasi E. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page