top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MALAJ I MIRDITËS: FRROK PRENGA U AKSIDENTUA NË NJË OFIÇINË MEKANIKE KU PO RREGULLONTE ESKAVATORIN | VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 10, 2024
  • 1 min read
ree

Fshati Malaj, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se z. Frrok Prenga vdiq si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një ofiçinë mekanike.

 

Njoftim | Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë.

 

Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.

 

Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page