FSHATI MALBARDHË; KURBIN | FLORIS ÇAPANI U ARRESTUA; KANOSI ME ARMË ZJARRI KUSHËRIRIN E TIJ 18-VJEÇAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 1
- 2 min read
Fshati Malbardhë, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Floris Çapani, me moshë 21 vjeç.
Njoftim | Kurbin.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.
Kanosi për motive të dobëta, me armë zjarri, kushëririn e tij; pas disa orësh kërkimesh, lokalizohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, pistoletë, dhe municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.
Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments