top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURBIN | ANDREA KORRIKU (BANUES NË MAMURRAS) U ARRESTUA; GJYKATA E LEZHËS I KISHTE SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 2
  • 1 min read
Pamje filmike të Policisë së Shtetit që paraqesin arrestimin e z. Andrea Korriku

Mamurras, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Andrea Korriku, me moshë 22 vjeç, banues në Mamurras.


Njoftim | Kurbin.


Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, shtetas me rrezikshmëri shoqërore.


Në muajin dhjetor 2024, 22-vjeçari qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale dhe braktisi automjetin, kur pa shërbimet e Policisë.


Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-A. K., 22 vjeç, banues në Mamurras.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page