FSHATI VINJOLL; KURBIN | BEGTASH ZENELI (ME MOSHË 62 VJEÇ) U ARRESTUA; MBI 7 KG HASHASH NË BANESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 17
- 2 min read

Fshati Vinjoll, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Begtash Zeneli, me moshë 62 vjeç.
Njoftim | Kurbin.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 62-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza.
I arrestuari, me precedent për disa vepra penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Streha”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments