FUSHË-MILOT; KURBIN | HASHIM LAMA U ARRESTUA; I DËNUAR NGA GJYKATA E POSAÇME ME 5 VJET + 4 MUAJ BURG SI PJESËTAR I NJË GRUPI KRIMINAL QË KULTIVONTE HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fushë-Milot, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Hashim Lama, me moshë 28 vjeç.
Njoftim | DVP Lezhë.
Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun.
Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”.
Kapet në Fushë Milot dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kurbini”.
Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi:
H. L., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments