FSHATI LUZ I VOGËL: MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI ELJON ALUSH DEDA | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR BLEDAR TAFA DHE VER TAFA (VËLLEZËR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30, 2024
- 2 min read
Updated: Jan 29

Fshati Luz i Vogël, Kavajë, Shqipëri | Një ngjarje e rëndë ngjau sonte. Si pasojë e një konflikti mbeti i plagosur me armë zjarri z. Eljon Alush Deda, me moshë 43-vjeç.
Si autorë të dyshuar të aktit kriminal janë:
1- Z. Bledar Tafa.
2- Z. Ver Tafa.
Dyshohet se konflikti mes tyre ngjau për motive pronësie, në fshatin Luz i Vogël.
Tashmë z. Deda ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim | Kavajë/ Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta një shtetas, Policia identifikon autorët dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e tyre.
Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇

Tiranë, Shqipëri | Z. Flavio Daja (Bledar Tafa), kontaktoi me Agjencinë Telegrafike Vox (Voks) në orën 15:08 min, të datës 29.01.2026, dhe vuri në dispozicion, një pamje fotografike të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të shqiptuar nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me anë të të cilit, kumtohet se:
1- Ai është shpallur i pafajshëm penalisht në lidhje me sa më sipër.
E falenderojmë z. Daja (Tafa) për bashkëpunimin me Ne.
Ftojmë çdo palë të interesuar, që të paraqesi pretendimet e saj (nqs ka të tilla), në të njëjtën mënyrë që veproi z. Daja (Tafa).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments