FSHATI LUMTH; LUSHNJE | ILIRJAN KOLA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Fshati Lumth, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ilirjan Kola, me moshë 57 vjeç.
Njoftim | Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së një rasti zjarrvënieje, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin I. K., 57 vjeç, banues në fshatin Lumth, Lushnjë.
Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Lumth, për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., ku si pasojë janë djegur një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë.
Shtetasi A. A., në përpjekje për të shuar flakët në pronën e tij, ka pësuar djegie. Ai po merr mjekim në Spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën" njoftoi sot policia teksau bëri apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments