top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LULËZIM; MEMALIAJ | LULZIM DOKA U ARRESTUA; ARMË ZJARRI + DHUNË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 24
  • 2 min read
Sekuestro e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë
Sekuestro e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Fshati Lulëzim, Memaliaj, Tepelenë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lulzim Doka, me moshë 53 vjeç.


Njoftim | Tepelenë.


Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj.


Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.


Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, që u gjetë gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit.


Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë  Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.


Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj.


Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page