top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TEPELENË | NELSON SHEHU U ARRESTUA; GJYKATA E GJAKOVËS E KISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR SHKELJE PENALE TË LIDHURA ME DROGËRAT; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “OPERACIONALJA 70”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read
ree

Tepelenë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Nelson Shehu, me moshë 44 vjeç.


Njoftim | Policia e Shtetit.


Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.


Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.


Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:

N. Sh., 44 vjeç.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".


Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page