SHKURTA (SKOURTA); VIOTIA (VIOTIAS); GREQI | SULO HALILI (NGA FSHATI BEÇISHT I TEPELENËS) U GJET I PRANGOSUR; I VRARË; I DJEGUR NË NJË AUTOMJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Skurta (Skourta), Viotia (Viotias), Greqi | Strukturat vendore të Policisë greke (Ελληνική Αστυνομία) para do ditësh zbuluan një subjekt (mashkull) të lidhur me pranga, të vrarë me armë zjarri dhe të djegur me benzinë në një automjet.
Kumtohet se bëhet fjalë për:
1- Z. Sulo Halili, i biri i Astritit, nga fshati Beçisht i Tepelenës, i cili, ishte i zhdukur qysh prej datës 4 nëntorit.
Në lidhje me rastin, autoritetet greke të hetimit penal po kryejnë veprimet proceduriale penale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments