FSHATI BISHAN; FIER | MEVLAN TROKA U ARRESTUA; GJYKATA E MADRIDIT E KISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR; DROGË + VJEDHJE TË ENERGJISË ELEKTRIKE.

Fshati Bishan, Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mevlan Troka, me moshë 60 vjeç.
Njoftim | I akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin 60-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë lokalizuar dhe kapur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtij shtetasi drejt Spanjës, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments