FSHATI KSAMIL; HIMARË | ERGYS MARKU AKSIDENTOI PËR VDEKJE VAJZËN E TIJ TË MITUR; FILLUAN HETIMET PENALE PARAPRAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Fshati Ksamil, Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Ergys Marku, duke drejtuar automjetin aksidentoi vajzën e tij të mitur A. M. (nuk e botojmë emrin për shkak të moshës) 4-vjeçare.
Si pasojë, miturakja vdiq.
Njoftim | Ksamil.
Informacion paraprak.
Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, 4 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftim e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments