FSHATI GULLBOVC; MALISHEVË | ASTRIT ISUFI (NGA FSHATI SANKOVC I DRENASIT) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN E DY VËLLEZËRVE (DYSHOHET KUNETËRIT E TIJ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Gullbovc, Malishevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Astrit Isufi, nga fshati Sankovc, i Drenasit.
Ai konsiderohet doras në vrasjen e dy subjekteve (meshkuj), vëllezër mes tyre.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se ai kishte shkuar në banesën e tyre për të marrë bashkëshorten e tij.
Lajm në përditësim, 👇👇👇
Viktima nga arma e zjarrit mbetën:
1- Z. Driton Morina.
2- Z. Naim Morina.
Para disa ditësh vëllezërit Morina kishin përcjellë në varreza të atin; kësisoj ata ende prisnin miq, të afërm, dhe të njohur për shprehje ngushëllimesh (e thënë në dialektin tosk, për pjekje, e thënë në dialektin geg, për pamje).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments