top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI CAKRAN; FIER | U ARRESTUA ERBIN NAZERAJ; I DËNUAR NGA GJYKATA E APELIT NË GJENOVA TË ITALISË ME 6 VJET BURG PËR PËRDHUNIM + KEQTRAJTIM + VJEDHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 18
  • 2 min read

Fshati Cakran, Fier, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erbin Nazeraj.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

 

Gjykata e Apelit në Gjenova i ka shqiptuar në vitin 2024 dënim penal me 6 vjet heqje lirie për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje.


Ai u akuzua, u gjykua dhe u dënua në mungesë për përdhunimin e një qytetareje italiane me moshë 75 vjeç.


Ngjarja kriminale ndodhi në Gjenovë, në verën e vitit 2021.


Ai e ngacmoi viktimën në autobus dhe më pas e ndoqi deri në banesë, ku e përdhunoi, e plagosi dhe e grabiti.

 

Njoftim | Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 38”.

 

I dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, me 6 vjet burgim, për krime seksuale, krime kundër personit dhe krime kundër pasurisë, kapet në fshatin Cakran, 24-vjeçari.

 

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran, Fier, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Erbin Nazeraj, 24 vjeç.

 

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page