PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NËSE NUK KA ARMËPUSHIM KËRKOJMË SANKSIONE NDAJ RUSISË; PËRJASHTOJ LËSHIMET TERRITORIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski tha në një konferencë për shtyp se nëse në bisedime nuk diskutohet për një armëpushim, lufta nuk do të përfundojë.
“Rusia nuk beson se duhet t’i japë fund (luftës), që do të thotë se nuk ka presion të mjaftueshëm politik, ekonomik dhe të tjerë mbi Federatën Ruse”, tha ai.
“Dhe kështu, nëse nuk ka armëpushim dhe nëse nuk ka vendime serioze, ne kërkojmë sanksione të përshtatshme”, tha ai sipas mediave ndërkombëtare.
Presidenti Volodimir Zelenski ka përjashtuar lëshimet territoriale ndaj Rusisë në negociatat që do të zhvillohen në Stamboll midis delegacioneve nga Moska dhe Kievi.
“Qëndrimi ynë është në kushtetutën e Ukrainës, Krimea është pjesë e Ukrainës, Turqia për fat të mirë e mbështet këtë qëndrim”, tha presidenti Zelenski në një konferencë për shtyp në Ankara, të transmetuar nga televizioni shtetëror turk “TRT”.
“Nuk mund të flasim për çështje territoriale që do të shkelnin Kushtetutën tonë”, tha presidenti Zelenski.
“Ne nuk do t'i njohim territoret e pushtuara nga Rusia”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments