top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FROSINONE: AUTOMJETI KU UDHËTONIN 4 SHQIPTARË U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | ENDRI SEJDI VDIQ NDËRSA 3 TË TJERËT GJENDEN NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 12, 2024
  • 1 min read
ree

Frosinone, Itali | Z. Endri Sejdi u përfshi në një aksident automobilistik.

 

Për pasojë vdiq.

 

Aksidenti automobilistik ngjau në Frosinone, rreth orës 3 të mëngjesit, kur ai po udhëtonte me një automjet tip “Ford Focus” së bashku me tre të njohur të tij me origjinë shqiptare.

 

Për shkaqe që janë ende nën hetim penal automjeti doli jashtë rrugës dhe u përmbys.

 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët, por, fatkeqësisht, nuk mund të bëhej asgjë për të, sepse, ishte plagosur shumë rëndë.

 

Tre pasagjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por, jashtë rrezikut për të humbur jetën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page