top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANKFURT: DEMONSTRATË PRO-PALESTINEZE GJATË PARADËS SË KRENARISË; 57 VETA TË ARRESTUAR; 17 PUNONJËS POLICIE TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 27
  • 1 min read
ree

Frankfurt, Republika Federale e Gjermanisë | Të paktën 57 subjekte u arrestuan dje në Berlin, gjatë një demonstrate pro-palestineze, të mbajtur në prag të paradës së Krenarisë”, njoftoi policia, duke shtuar se 17 oficerë u plagosën në përleshjet me protestuesit.


Në një njoftim për shtyp të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), policia përshkroi shqetësime të rendit publik, duke përfshirë akte rezistence kundër policisë, të tilla si hedhja e shisheve dhe brohoritja e sloganeve antisemite.


Sipas autoriteteve, rreth 10000 njerëz morën pjesë në demonstratë, e cila, u shpërnda nga oficerët.


Tubimi përkoi me marshimin e Krenarisë, i cili, u mbajt në një lagje tjetër të kryeqytetit gjerman.


Ky i fundit çoi në arrestimin e 64 personave për fyerje, rrahje, sulme dhe përdorim të simboleve të organizatave antikushtetuese dhe terroriste”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page