BERLIN; REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | GJENERALMAJORI I BUNDESWEHR-it KRISTIAN (CHRISTIAN) FREUDING: MOSKA PLANIFIKON SULM ME 2 MIJË DRONË KUNDËR UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 20
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Kreu i qendrës së situatës për Ukrainën në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, gjeneralmajori i Bundeswehr-it Kristian (Christian) Freuding, tha dje se Moska synon të lëshojë deri në 2000 dronë njëkohësisht drejt Ukrainës”, raportuan mediat ukrainase.
“Kjo do të paraqesë një sfidë serioze për sistemin e mbrojtjes ajrore ukrainase”, tha gjeneral-majori Freuding në një podcast.
“Kundërmasa të zgjuara janë të nevojshme; përdorimi i raketave Patriot kundër dronëve kamikazë rusë është i palogjikshëm, të cilët, kushtojnë 30000-50000 euro, ndërsa një raketë Patriot kushton mbi 5 milionë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments