GJERMANIA KA ORGANIZUAR FLUTURIMIN E SAJ TË PARË TË DEPORTIMIT PËR NË AFGANISTAN TË 81 VETAVE | U DHANË NGA 1 MIJË € PARE XHEPI ME QËLLIM QË GJYKATA TË MOS BLLOKONTE DËBIMET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 22
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Gjermania ka organizuar fluturimin e saj të parë të deportimit për në Afganistan nën drejtimin e vendit nga Kancelari Fridrish Merc (Friedrich Merz).
81 shtetas afganë u deportuan në vendin e tyre të origjinës, duke shënuar operacionin e dytë të tillë që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021.
Në një deklaratë, Ministria e Brendshme konfirmoi se subjektet u kthyen në një fluturim të organizuar në bashkëpunim me Katarin.
“Këta janë burra afganë që janë të detyruar ligjërisht të largohen nga vendi dhe që kanë një precedent penal”, tha ministria.
Çdo të deportuari iu dhanë 1000 € mbështetje financiare, pasi gjykatat gjermane mund të bllokojnë largimet nëse të kthyerit përballen me varfëri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments