top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË: MARSHIMI I GRAVE PËR ZINË E BUKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 5, 2023
  • 1 min read

Paris, Francë | Marshimi i grave filloi tre muaj pas sulmit mbi Bastijë (Bastille), në tregjet e Parisit, mes zemërimit për çmimin dhe mungesën e bukës.


Shumë shpejt gratë po plaçkitën bashkinë e Parisit, Hôtel de Ville, për armë dhe synonin të marshonin drejt vetë Versajës, 13 km larg.


Në kohën kur marshueset kishin arritur në Versajë, gjashtë orë më vonë, numri i tyre ishte rritur në dhjetë mijë me burra dhe ushtarë që u bashkuan me ta.


Ata pushtuan Asamblenë Kombëtare, dhe hynë në pallat, duke vrarë disa roje, dhe gati duke kapur rob Mari Antonetën (Marie Antoinette).


Ata e detyruan mbretin Luigj (Louis) XVI dhe Mari Antonetën (Marie Antoinette) të shfaqeshin për të dëgjuar ankesat e tyre, dhe braktisën protestat e tyre vetëm kur mbreti dhe mbretëresha ranë dakord të braktisnin Versajën për në Paris.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page