top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | BANANIA E ARTISTIT MAURICIO KATELAN E EMËRTUAR “KOMEDIANI” U VODH NGA MUZEU POMPIDU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 37 minutes ago
  • 2 min read
FRANCË | BANANA E ARTISTIT MAURICIO KATELAN E EMËRTUAR “KOMEDIANI” U VODH NGA MUZEU POMPIDU.

Paris, Francë | Qendra Pompidu në Metz, në Francën lindore, njoftoi sot se ka ngritur padi kundër subjekteve të panjohur pas vjedhjes së një vepre ikonike nga artisti Mauricio Katelan (Maurizio Cattelan), e titulluar “Komedian”, e cila përshkruan një banane të ngjitur në mur.


Vjedhja, e cila ndodhi dje pasdite, u zbulua nga një roje sigurie e muzeut.


Edhe pse banania padyshim zëvendësohet çdo tre ditë, vlera e veprës qëndron në certifikatën e saj të autenticitetit dhe protokollin që rregullon prezantimin e saj para publikut.


Për këtë arsye, në një deklaratë, muzeu dënon vjedhjen, e cila minon respektin që u takon veprave të ekspozuara.


I krijuar në vitin 2019, “Komediani” ishte shënjestra e një akti tjetër të ngjashëm korrikun e kaluar, kur një vizitor hëngri bananen dhe më vonë mori përgjegjësinë për aktin në mediat sociale virtuale.


Në atë kohë, Qendra Pompidu nuk paraqiti ankesë, por këtë herë vendosi ta bënte këtë sepse autori nuk është identifikuar dhe për këtë arsye nuk është i mundur dialogu.


Vepra artistike, nga e cila ka tre kopje që nga ekspozita e parë në Maiemi në vitin 2019, ishte shënjestra e një proteste nga një artist tjetër, i cili hëngri bananen për të protestuar ndaj çmimit të veprës, i cili ishte 120 mijë $ në atë kohë.


Dy vjet më vonë, një ekzemplar i “Komedianit” u ble në ankand për 5.2 milionë $ nga z. Justin Sun, themeluesi i platformës së kriptomonedhave Tron.


Disa ditë më vonë, ai e hëngri bananen para dhjetëra gazetarëve dhe influencuesve.


Është vërtet më e mirë se bananet e tjera”, tha ai pas kafshatës së parë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page