top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | ASAMBLEJA KOMBËTARE SHFUQIZOI UNANIMISHT TEKSTET QË KODIFIKOJNË SKLLAVËRINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 51 minutes ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Asambleja Kombëtare Franceze votoi unanimisht për të shfuqizuar tekstet që kodifikojnë skllavërinë.


Deputeti Maks Matiasë (Max Mathiasin) sponsorizoi projektligjin për shfuqizimin e Kodit Nuar (Noir), i cili u paraqit për herë të parë më 16 shtator 2025.


Kodi Nuar (Noir) është një grup tekstesh të shpallura midis viteve 1685 dhe 1724 që rregullonin dhe kodifikonin skllavërinë në kolonitë franceze.


Kodi nuk u shfuqizua kurrë, pavarësisht heqjes së skllavërisë në vitin 1848.


Gjatë seancës parlamentare, deputeti Matiasë (Mathiasin) deklaroi se projektligji ndjek rrugën e Ligjit Taubira, ligjit të parë që njeh tregtinë e skllevërve si krim kundër njerëzimit, duke e bërë një akt të fuqishëm përkujtimi, drejtësie dhe njohjeje, duke shfuqizuar zyrtarisht Kodin Nuar (Noir) dhe të gjitha tekstet që rrjedhin prej tij.


Përveç shfuqizimit të Kodit Nuar (Noir), projektligji përcakton gjithashtu që një raport t'i paraqitet parlamentit mbi pasojat bashkëkohore të zbatimit të ligjit kolonial mbi strukturimin dhe zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe mjedisor në Territoret Përtej Detit dhe pasojat afatgjata të trashëgimisë (koloniale) mbi pasardhësit e njerëzve të skllavëruar.


Projektligji u miratua unanimisht me 254 vota pro.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page