FRANCË | 5 DRONE FLUTURUAN MBI NJË BAZË DETARE KU ANKOROHEN NËNDETËSE BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Pesë dronë fluturuan mbi bazën franceze të nëndetëseve në Ile Longue mbrëmë, në portin e Brestit, në perëndimin e largët të Francës, ku ndodhen nëndetëset bërthamore që lëshojnë raketa të sistemit francez të parandalimit bërthamor”.
Kështu njoftoi xhandarmëria vendore.
“Batalioni i artilerisë detare që mbronte vendin hapi zjarr luftarak kundër dronëve”, sipas të njëjtit burim.
Baza franceze mbrohet nga 120 xhandarë detarë të koordinuar nga një batalion pushkatarësh.
Katër nëndetëse mbahen në vend, të paktën njëra prej të cilave është përgjithmonë në det për të siguruar parandalimin bërthamor.
Pesë dronë u zbuluan me mjete teknike.
Dronët fluturojnë shpesh mbi këtë zonë të kufizuar; natën e 17 dhe 18 nëntorit, një tjetër u raportua mbi Gadishullin Krozon (Crozon), i cili, përfshin Île Longue.
“Pesë dronët që fluturuan mbi bazën franceze të nëndetëseve në Île Longue mbrëmë, të cilët, më vonë u rrëzuan nga pushkatarët francezë, ishin modele të vogla, të paarmatosura, jashtë një konteksti ushtarak”.
Kështu tha Prefektit Detar i Atlantikut, Kapitenit të Fregatës Guillaume Le Rasle, i cituar nga enti mediatik “Libération”.
Në një intervistë tjetër me entin mediatik “BFMTV”, një nga rrjetet kryesore të lajmeve të vendit, infrastruktura e ndjeshme e bazës nuk u kërcënua.
Ai pohoi se ata që ishin përgjegjës për fluturimet kishin qëllimin të frikësonin popullsinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments