FOXHIA | SHABAN SHIMA U ARRESTUA; TREGTAR DROGE; 35 VETA ME MASA SIGURIMI VETJAKE PËR TREGTI DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 2 min read

Foxhia, Itali | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shaban Shima, me moshë 36 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në tregti droge me z. Roko (Rocco) Soldo, dhëndrin e një mafiozi të quajtur Raffaele Tolonese (i njohur si “Rafanill”), drejtues i klanit Trisciuoglio-Tolonese; aktualisht i vetmi drejtues kriminal në liri.
Z. Shima furnizonte me kokainë dhe hashash tregtarët pranë “Società Foggiana” dhe grupeve kriminale në Parmë dhe në qytete të tjera italiane; nga 5 deri në 10 kilogramë; me një vëllim narkotikësh të vlerësuar prej 40 mijë dozash në muaj dhe fitime financiare deri në 200 mijë € në muaj.
Aktivitetet kriminale u kryen nga subjekte kriminalë italianë, shqiptarë, gjeorgjianë dhe rumunë që banonin në komunat e Foxhias, San Xhovani (Giovanni) Rotondo-s, Portokanones (Portocannone), Ostuni, Rieti dhe Langhirano.
Gjyqtarja hetuese Marialuisa Bencivenga, duke pranuar kërkesat proceduriale penale të prokurorit Alessio Maranjeli (Marangelli) shqiptoi masa sigurimi “arrest në burg” për 19 subjekte dhe “arrest shtëpie” për 5 të tjerë.
Në total janë 35 persona nën hetim penal paraprak.
Ndër të arrestuarit janë:
1- Z. Marcio (Marzio) Padalino.
2- Z. Paolo Padalino, i njohur si “Xhaxhai”.
3- Z. Alessio Lioce, i njohur si “Pupo”.
4- Z. Savino Defazio.
5- Z. Vinçenco (Vincenzo) Gemma, i njohur si “Plaku”.
6- Z. Massimo Soçio (Soccio).
7- Z. Shaban Shima.
8- Etj, …
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments