POLICIA E SHTETIT MORI DIJENI SE ISH-ZV/DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT DANIEL SHIMA KA HUMBUR KONTAKTET ME FAMILJEN | PO PUNOHET PËR GJETJEN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Daniel Shima, me moshë 34 vjeç, ka humbur kontaktet me familjen prej mesditës së sotme në Tiranë.
Ai ka ushtruar funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Njoftim | Tiranë.
Informacion.
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments