FORCAT POLICORE “RENXHER” ARRESTOJNË ISH-KRYEMINISTRIN PAKISTANEZ KHAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 9, 2023
- 2 min read
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është arrestuar gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Islamabad, për akuza që lidhen me përfshirejn e tij në çështje korruptive. Musarrat Jamshed Cheema, një udhëheqës i partisë së Khan, Tehreek-e-Insaf (PTI), konfirmoi arrestimin e Khan të Martën. Akbar Nasir Khan, një zyrtar i lartë i policisë në Islamabad, i tha Al Jazeera se Khan u arrestua në një rast të lidhur me Al-Qadir Trust. Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë kundër Korrupsionit kishte lëshuar një urdhër arresti kundër Khan më 1 maj në lidhje me rastin, tha ai. Që nga largimi i tij nga pushteti vitin e kaluar, Khan është goditur me dhjetëra akuza, të cilat ai i mohon dhe thotë se janë të motivuara politikisht. Avokati i Imran Khan akuzoi forcën policore “Rangers”, se e goditën Khan-in në kokë, dhe e shkelmuan para se ta largonin. “Rangers”, hynë me forcë dhe thyen derën dhe dritaren e dhomës. Ata e morën Imran Khan nga karrigia e tij me rrota, e goditën në kokë dhe e shkelmuan, tha Gohar Ali Khan, e cila po shoqëronte ish-kryeministrin në Gjykatën e Lartë të Islamabadit, në një video të postuar në llogarinë e mediave sociale të PTI. Ali Khan tha se asnjë zyrtar i policisë nuk ishte i pranishëm brenda dhomës nga ku u arrestua Khan. Fawad Chaudhry, një udhëheqës i PTI, postoi në Twitter se kompleksi i Gjykatës së Lartë të Islamabadit ishte “i pushtuar” nga forcat policore “Rangers”, dhe avokatët po i nënshtroheshin tortures. Pamjet video në mediat lokale treguan Khan duke u shoqëruar në një automjet të forcave policore “Rangers”, dhe duke u dërguar në një vend të panjohur. Zyrtarët e PTI u bënë thirrje mbështetësve të dalin në rrugë pas arrestimit të Khan, të cilin ata e quajtën një rrëmbim. Populli i guximshëm i Pakistanit duhet të dalë dhe të mbrojë vendin e tyre, postoi partia në Twitter. Policia në Islamabad, megjithatë, paralajmëroi se një urdhër që ndalon tubimet e më shumë se katër personave do të zbatohej rreptësisht. Raportet thonë se Aamer Farooq, kryetar i Gjykatës së Lartë të Islamabadit, ka urdhëruar zyrtarët e qeverisë të paraqiten para gjykatës për arrestimin e Khan. 70-vjeçari i kthyer në politikan u hoq nga pushteti në prill 2022 pasi humbi një votëbesimi në parlament. Që atëherë, ai ka bërë fushatë për zgjedhjet e parakohshme kombëtare, që do të zhvillohen në tetor të këtij viti.

___.png)














Comments