GREQI | TËRMET 5 BALLË NË DETIN EGJE AFËRSISHT 111 KM NË JUGLINDJE TË SELANIKUT; THELLËSIA FOKALE 5 KM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 22
- 1 min read

Selanik, Greqi | Një tërmet me magnitudë 5.0 është regjistruar sot pranë brigjeve të Greqisë në Detin Egje.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) raporton se epiqendra e tërmetit ishte e vendosur afërsisht 111 kilometra në juglindje të Selanikut, një qytet në Greqinë veriore me një popullsi prej afërsisht 350000 banorësh.
Hipoqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 5 kilometrash.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments