top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINA I OFROI SHBA-ës NJË MARRËVESHJE PREJ 100 MILIARDË $ PËR GARANCI SIGURIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Ukraina i ofroi ShBA-ës një marrëveshje prej 100 miliardë dollarësh për garanci sigurie.


Kievi propozoi blerjen e armëve amerikane me vlerë 100 miliardë dollarë, të financuara nga Evropa, nëse ShBA-ës garantojnë sigurinë e Ukrainës pas armëpushimit me Rusinë.


Presidenti Volodimir Zelenski ia paraqiti këtë Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) më 18 gusht në Uashington, sipas entit mediatik Kohërat Financiare (Financial Times), i cili, shqyrtoi dokumentin.


Plani përfshin një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për prodhimin e dronëve me firmat ukrainase, megjithëse nuk është e qartë se sa përfshin blerjet kundrejt investimeve.


Ukraina kërkon të paktën 10 sisteme, raketa dhe pajisje mbrojtëse ajrore Patriot, por armët specifike nuk janë specifikuar.


A është kjo marrëveshje realiste për ShBA-ës dhe Ukrainën.


Në vitin 2024, programi i Shitjeve Ushtarake të Jashtme të SHBA-së transferoi 117.9 miliardë dollarë në armë, me 96.9 miliardë dollarë nga klientë të huaj, sipas Agjencisë së Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes.


Një marrëveshje prej 100 miliardë dollarësh përputhet me të gjithë vëllimin vjetor të FMS, i cili, kërkon dekada për t'u përmbushur për shkak të kufizimeve të prodhimit.


Për shembull, dërgesat e F-35 janë të prapambetura në mesin e viteve 2030.


Kjo sugjeron shpenzime vjetore prej rreth 5 miliardë dollarësh gjatë 20 viteve.


Buxheti i mbrojtjes i Ukrainës për vitin 2021 për prokurimin ishte 1 miliard dollarë, duke e bërë një program prej 100 miliardë dollarësh të paprecedentë.


Riarmatimi prej 66 miliardë dollarësh i Polonisë, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, është një përpjekje e krahasueshme, por më e vogël.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page