FLORIAN UILLET (WILLET) - PRESIDENT I ORGANIZATËS ZVICERANE KONTROVERSE PËR VETËVRASJE TË ASISTUARA - “THE LAST RESORT” - VRAU VETEN NË SHENJË REBELIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Z. Florian Uillet (Willet), president i organizatës zvicerane kontroverse për vetëvrasje të asistuara, “The Last Resort”, i ka dhënë fund jetës së tij.
Bashkëthemeluesi i organizatës dhe avokati i tij e deklaruan këtë, të cituar nga agjencia e lajmeve “Dpa”.
Vdekja u konfirmua edhe nga zyra e prokurorit të Schaffhausen, kantoni ku ishte vendosur kapsula vetëvrasëse e organizatës, e quajtur Sarco, e përdorur për herë të parë në shtator të vitit të kaluar ndaj një gruaje 64-vjeçare amerikane, e cila, vendosi t'i jepte fund jetës pas shumë vitesh sëmundjeje.
Për atë incident, z. Uillet (Willet), me moshë 47 vjeç, dhe të tjerë përfunduan nën hetim penal për nxitje dhe ndihmë dhe inkurajim të vetëvrasjes.
Qytetari gjerman, banor në Zvicër, ishte i pranishëm në tentativën e vetëvrasjes në shtator dhe më pas u arrestua.
Z. Uillet (Willet) u lirua më pas në muajin dhjetor, pas rreth 70 ditësh.
“Organizata shkroi në faqen e saj të internetit se ai kreu vetëvrasje në Gjermani më 5 maj dhe u traumatizua nga akuzat dhe paraburgimi”, shkruan agjencia e lajmeve “Dpa”.
Ligji zviceran lejon vetëvrasjen e asistuar me kusht që personi t'i japë fund jetës së tij pa ndihmë të jashtme dhe që ata që e ndihmojnë personin të vdesë të mos e bëjnë këtë për asnjë qëllim egoist.
Ka disa organizata që ofrojnë vetëvrasje të asistuar në vend.
Megjithatë, autoritetet zvicerane e konsiderojnë pajisjen Sarco (një kapsulë në të cilën një person mund të shtrihet, ku, duke shtypur një buton, aktivizohet një çlirim azoti që e mbyt përdoruesin) të paligjshme.
Autoritetet i kishin paralajmëruar prodhuesit e Sarco-s kundër përdorimit të saj, por organizata ende donte të vazhdonte me vetëvrasjen e asistuar të 64-vjeçares amerikane në muajin shtator.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments